Endrit Braimllari: Qeveria dhe pushteti vendor monist i Rilindjes kanë përdorur buxhetin e shtetit duke kryer prokurime në kundërshtim me ligjin

220
Sigal

Ditën e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari tha se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, ‘Rilindja’, ka kryer prokurime fiktive të paracaktuara në pushtetin qendror dhe vendor.

“Jo pa qëllim qeveria dhe pushteti vendor monist i Rilindjes kanë përdorur buxhetin e shtetit duke kryer prokurime të paracaktuara në kundërshtim me ligjin sepse paratë i duheshin për të deformuar vullnetin e qytetarëve në 25 prill.”,- është shprehur më tej Braimllari, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’.

Postimi i tij i plotë:

Rilindja në gjashtë mujorin e parë të këtij viti ka kryer prokurime fiktive të paracaktuara në pushtetin qendror dhe vendor.

“Sipas analizës së Open Data vetëm në gjashtë mujorin e parë u zhvilluan 426 prokurime me probleme në barazine e garës dhe 273 në mungesë totale të konkurrencës”

Mungesa e konkurrencës bëhet për të favorizuar bizneset e qeverisë dhe për ti përdorur paratë në fushatë zgjedhore ashtu siç ndodhi më 25 prill.

Jo pa qëllim qeveria dhe pushteti vendor monist i Rilindjes kanë përdorur buxhetin e shtetit duke kryer prokurime të paracaktuara në kundërshtim me ligjin sepse paratë i duheshin për të deformuar vullnetin e qytetarëve në 25 prill.