Lobimi për negociatat/ Rama në Budapest: I ftuar nga Orban

168
Sigal

Qershori shihet si muaji intenstiv për çështjen e negociatave me BE-në për Shqipërinë. Nisur nga kjo Tirana zyrtare ka nisur lobimin për bindur shtetet anëtare të BE-së për të dhënë dritën jeshile Shqipërisë.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar mbërritjen në Budapest të Hungarisë ku është ftuar nga kryeministri Orban.

“Me ftesë të kryeministrit Viktor Orbán, për një vizitë pune mbi bashkëpunimin bilateral në ekonomi, shëndetësi, arsim dhe për ecurinë e integrimit europian të Shqipërisë, ku Hungaria është historikisht një mbështetëse e palëkundur”,- shkruan Rama në rrjetet sociale.

Fati i negociatave të Shqipërisë është ndërlidhur nga ana e Maqedonisë së Veriut. Bullgaria ka kontestime ndaj Shkupit dhe për këtë mund të ketë pasoja edhe për Shqipërinë. Nisur nga kjo Rama ka parashikuar dhe një vizitë blic në Sofje.