Lobi i Sorosit përkrah Demokratët për ngritjen e akuzës kundër Presidentit Trump

490
Sigal

Lobi i kufijve të hapur, i financuar pjesërisht nga George Soros, mbështet kërkesën e Demokratëve të zgjedhur për të ngritur akuzë për sjellje të papranueshme (impeachment) ndaj Presidentit Donald Trump.

Ndërsa kryetarja e Dhomës së Ulët të Kongresit, Nancy Pelosi udhëheq përpjekjet për padinë kundër presidentit për shkak të një bisede telefonike me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, organizata të kufijve të hapur, si United We Dream, kanë dalë në mbështetje të planit.

United We Dream (Të bashkuar ëndërrojmë) postoi në Twitter se “impeachment” kundër Trumpit “është gjëja e duhur”, duke shtuar se aktivistët e kufijve të hapur janë “me milionat e njerëzve që thonë të vërtetën për Trump dhe me Anëtarët e Kongresit që kanë thënë mjaft!”. United We Dream, siç e shkruan në faqen në internet, financohet pjesërisht nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur i Sorosit.

Grupi punon ngushtësisht edhe për promovimin e heqjes së kufijve kombëtarë, si dhe për amnestinë e të huajve të paligjshëm, me Bashkimin Amerikan të Lirive Civile (ACLU), që financohet nga Soros, dhe me Shoqatën Amerikane të Avokatëve të Imigracionit (AILA).

Ndërsa ACLU ka qenë në krye të organizatave për kufij të hapur që luftojnë reformën e Trumpit për imigracionin me moton “Amerika e para”, drejtori i saj ligjor David Cole më herët sugjeronte se paditja e presidentit mund të jetë e nevojshme vetëm pas një hetimi mbi fushatën e tij të vitit 2016.

“Ndërsa akuzat për pengim të drejtësisë dhe bashkëpunim me rusët për të ndikuar në procesin zgjedhor mund, nëse provohen, të krijojnë terren për impeachment, ne besojmë, të udhëhequr nga parimi ligjor i prezumimit të pafajësisë, se faktet siç i njohim deri tani sugjerojnë hetim, por jo ngritje akuze”, shkruante Cole në maj 2017