Lleshaj ofendon shkodranët/ Ulqinaku: Në vend që të shfryjë duf, të sillnin tamponë

126

Izmira Ulqinaku, ish- deputetja e PD ka reaguar pas inspektimit të Lleshajt në tregjet e Shkodrës duke konstatuar mungesë përgjegjshmërie dhe masa të pjesshme.

Ulqinaku shprehet se Lleshaj ofendoi shkodranët dhe i thotë se Shkodra është shembull se si qeveria sillet me shqiptarët.

Po ashtu ish- deputetja e PD i thotë ministrit të Brendshëm se në vend që të shfryjë duf ndaj shkodranëve duhej të sillen tamponë në Shkodër për shkak të rritjes së lartë të numrit të të infektuarve.

STATUSI I IZMIRA ULQINAKUT

Ministri Lleshaj në intervisten e dhënë sot në Shkodër ka ofenduar qytetarët duke cilësuar: “Kanë mungesë përgjegjshmërie”.

Në të vërtetë mungesë përgjegjshmërie në këtë situatë ka treguar vetëm Qeveria Rama, e cila nuk zbaton rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë: test, test dhe gjurmim të të infektuarve.

Shkodra është shembulli se si Qeveria sillet me shqiptarët.

Të vetmet deklarata që degjojmë janë ulërima për izolim e kërcënimet për burg.

E lanë në mëshirë të fatit, e braktisën qytetin tonë. Asnjë test!

Edhe në rastet e zbuluara asnjë gjurmim.

Pasi lejuan të hyjë Shkodra nën darët e Covid-19, tani bëhen të gjallë e vijnë e kakarisin si gjeli në grumbull të plehut.

Vizita e Lleshajt sot, i vlen vetëm propagandës e jo Shkodrës.

Shkodrës kur i duhej mbështetja nga Qeveria, e braktisen.

Tani, në vend që të shfryjë duf ndaj shkodranëve, do ishte e duhur të sillnin tamponë e të bënin qindra testime.