LSI Durrës, Elezi : Largimi i “Rilindjes” ndal largimin e rinisë.

179
Sigal

Më anë të një postimi në rrjetet sociale, Klevi Elezi, Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës, duke paraqitur bilancet shpopulluese të Eurostati, fajëson qeverinë “Rilindase” për largimin e të rinjve nga vendi.

“Lejet në rritje u nxiten nga trendi i ri i azilit për arsye ekonomike pas vitit 2015.Në vitin 2016 rreth 67 mijë shqiptare u regjistruan si azilkërkues në BE shumica e të cilëve ishin në Gjermani. 400 mijë shqiptarë u larguan në total nga vendi vetëm gjatë qeverisjes së “Rilindjes.” Pjesa më e madhe prej tyre janë të rinj.”, – shprehet Elezi.

Postimi i plotë :

Largimi i “Rilindjes” ndal largimin e rinisë.
Bilanci shpopullues i “Rilindjes” sipas Eurostat:
Shqipëria e para në botë për numrin e azilkërkuesve në vendet e BE-së.
Lemë pas vende në konflikt lufte si Siria, Afganistani dhe Iraku. Shqipëria zë vendin e 6-të në botë për emigracion.
Stoku i lejeve të qëndrimit në Gjermani në vitin 2019 arriti në 42 mijë e 600 mijë persona nga rreth 24 mijë leje që ishin në vitin 2017. Në vitin 2011 në Gjermani ishin dhënë vetëm 8152 leje qëndrimi për shqiptarët.
Lejet në rritje u nxiten nga trendi i ri i azilit për arsye ekonomike pas vitit 2015.
Në vitin 2016 rreth 67 mijë shqiptare u regjistruan si azilkërkues në BE shumica e të cilëve ishin në Gjermani. 400 mijë shqiptarë u larguan në total nga vendi vetëm gjatë qeverisjes së “Rilindjes.”
Pjesa më e madhe prej tyre janë të rinj.
Largimi i “Rilindjes” ndal largimin e rinisë.
Ndaj më 25 prill e gjithë rinia e Durrësit, rinia shqiptare të largojë “Rilindjen” autoren e largimit të tyre dhe vrasësen e shpresës së tyre.
Klevi Elezi
Shkenca Politike
Anëtar i Kryesisë së LSI Durrës
#DurresiShtepiaJuaj
#LSI