Linda dhe kar-kar-risja socialiste

429
Sigal

Nga Ilir Demalia

Dje Linda Rama, lajmëroi mëkëmbësin trashëgimtar të Edi Ramës në shtet dhe parti.

Në fjalimin e saj në Kongersin e PS para pularisë socialiste, Linda Rama, bëri atë që nuk e ka bërë Nexhmia që sapo është futur në poratat e Ferrit. Nexhmija kurrë nuk foli në kongreset e Partisë së Punës së Shqipërisë, apo në asnjë takim publik për fëmijët e saj.

Linda, dje na paralajmëroi duke treguar dashurinë dhe përgjegjësinë që ndjen dhe ka ndjerë Zaho që në moshën 3 vjeçare për Shqipërinë.

Linda, tregoi në kongresin e partisë para pularisë socialiste, se në 100 vjetorin e pavarsisë, Zaho ishte 3 vjeç. Mësuesja e pyeti Zahon; – Çfarë është sot?

Zaho ju gjegj – Pavarsia e Shqipërise.

Mësuesja e pyeti, – Çfarë është Shqipëria për ty?

Zaho ju gjegj, – Shtëpia jonë.

Histeria pularisë socialiste shpërtheu në kar-kar-risje.