Ligjet “Për arsimin e lartë” dhe “Turizmin”. Kuvendi rrëzon dekretet e Presidentit

412
Kuvendi rrëzoi të enjten në mbrëmje dy dekrete të Presidentit të Republikës që kthejnë për rishqyrtim në parlament dy ligjet e miratuara në fund të sesionit të kaluar, respektivisht ligjin “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë” dhe ligjin “Për turizmin”.
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 11 orë Kuvendi rrëzoi me 71 vota kundër, 18 vota pro dhe 1 abstenim dekretin “Për arsimin e lartë“ dhe me 72 vota kunder, 1 abstenim dhe 14 vota pro rrëzoi dekretin tjetër, atë të ligjit “Për turizmin”
Sigal