Liçaj: Nën rrënoja janë dhe kufomat e Ramës dhe Veliajt

276
Sigal

Aktori Neritan Liçaj, në një reagim në rrjete sociale, thotë se një pjesë e tij ka vdekur nën rrënojat e Teatrit. Për të, nën ato rrënoja janë edhe dy kufoma, ajo e Edi Rams dhe Erion Veliajt.

Reagimi i plotë

NOA

Do të doja të mbyllja sytë për një çast dhe kur ti hapja,Teatri Kombëtar të ishte sërish aty. Por për fat të keq ka vetëm rrënoja! Një pjesë e imja ka vdekur nën ato rrënoja, por pjesa tjetër e mbetur është më e fortë se kurrë. Ka dhe dy kufoma nën ato rrënoja së bashku me pjesën time të vrarë. Rama dhe Veliaj! Më vjen keq që ajo pjesë e imja e mbetur aty, do qelbet nga kërmëzimi i dy kufomave.