Lëvizja e Gruas për Integrim Durrës/ Dhunimi i një aktivisteje të opozitës, dëshmon të vërtetën kriminale që ka kapur e bashkëpunon me “Rilindjen”

238
Dhunimi i një aktivisteje të opozitës, mbi të gjitha një shtetase shqiptare dhe femër është një akt kriminal që duhet të ndëshkohet nga drejtësia dhe dëshmon të vërtetën kriminale që ka kapur e bashkëpunon me “Rilindjen.”
Ky shtet kriminal po e tregon fytyrën e vërtetē edhe në ditën e fundit të largimit. Dhe kjo është një arsye më shumë për ta shporrur përgjithmonë shtetin e mafias dhe dhunës.
Sot u dhunua një vajzë, një bijë, motër, mike dhe shtetase shqiptare, dhe ky është një dhunim ndaj të gjitha vajzave dhe grave.
Organet ligjzbatuese të vendosin menjëherë para drejtësisë autorët.
Shprehim indinjatën tonë për këtë akt kriminal dhe ftojmë të gjitha gratë dhe vajzat, nënat, shoqet dhe motrat në qarkun e Durrësit të votojnë të lira dhe me ndërgjegje dhe në mbrojtje të dinjitetit njerëzor.
Lëvizja e Gruas për Integrim Durrës
Sigal