Lefteri Luzi, pjesë dhe palë e lojrave politike (të ministrit)

553
Ndonëse ka 6 ditë që edhe zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore për 21 qershorin 2015, KQZ nuk po publikon listat shumëemërore të kandidatëve për anëtarë të këshillave bashkiakë në të 61 bashkitë e reja. Madje, siç na pohuan edhe punonjësit e protokollit të KQZ, kryetarja e kwtij institucioni Lefteri Luzi ka dhënë urdhër të prerë, që asnjë emër i kandidatëve të listave shumëemërore për këshilltarë në këshillat bashkiakë, që subjektet zgjedhore kanë rregjistruar në KQZ të mos jepet për publikim. Arësyeja? Siç na pohoi edhe zëdhënësja e shtypit e KQZ, Drilona Hoxhaj, kryetarja e KQZ Lefteri Luzi ka ndaluar publikimin e listave shumëemërore të kandidatavë për këshilltarë në këshillat bashkiakë të rregjistruar në KQZ, për arsye proceduriale, sepse më parë duhet të marrë vendimi i KQZ për miratimin e tyre, e ….paskëtaj, listat shumëemërore të kandidatëve për këshilltarë në këshillat bashkiakë do të publikohen.
Lefteri Luzi bën lojën e partive politike për listat e kandidatëve
Kodi Zgjedhor shprehet qartë se listat e kandidatëve në fushata zgjedhore duhen të publikohen sa më parë, me qëllim që zgjedhësit, elektorati të njihen me kandidatët që do të votojnë. Pra, Kodi Zgjedhor e përcakton si detyrim ligjor KQZ që të publikojë sa më parë të gjitha emrat e kandidatëve që rregjistrohen në KQZ, qoftë nga subjektet zgjedhore, qoftë edhe si kandidatë të pavarur dhe nuk i jep asnjë kompetencë ligjore kryetares së KQZ, që me procedura burokratike, të bllokojë, të vonojë publikimin e listave shumëemërore, apo edhe emrat e kandidatëve që rregjistrohen në KQZ për t’u votuar nga elektorati. Atëhere, cila është e vërteta që kryetarja e KQZ Lefteri Luzi ka bllokuar publikimin e listave shumëemërore të kandidatëve për këshilltarë në këshillat bashkiakë të 61 bashkive të reja? Midis shumë arësyetimeve, ne do përmendim vetëm dy. Së pari, ka subjekte zgjedhore që nuk duan të bëhen publike emrat e kandidatëve të tyre, sepse midis tyre mund të ketë persona me rekorde kriminale dhe publikimi i emrave do të ballafaqonte personate tillë me gjykimin e publikut. Ndaj shumë herë edhe kryetarja e KQZ Lefteri Luzi, shërben në KQZ si një përçuese e urdhërave politikë dhe shkel Kodin Zgjedhor, duke mbajtur në kasafortat e zyrës së saj, ose duke dhënë urdhëra në administratën e KQZ, që asnjë emër të mos jepet për publikim, pa dhënë ajo urdhër. A ka absurditet më të madh ligjor, që administrata e KQZ dashka urdhër të kryetares së KQZ Lefteri Luzi, që të japë për publikim në media, emra të kandidatëve që janë rregjistruar në KQZ për t’u votuar? Kujt do t’i bëhet dëm, nëse publikohet emri i kandidatit (që kërkon të të votohet nga elektorati), pa urdhërin e Lefteri Luzit, si kryetare e KQZ? Nëse kandidati është person me rekorde kriminale, natyrisht publikimi i bën dëm atij dhe partisë politike që e ka propozuar. Ndaj Lefteri Luzi shpërdoron detyrën e saj si kryetare e KQZ dhe, duke u bërë palë e kriminalizimit të listave të kandidatëve, bllokon publikimin e emrave të kandidatëve që garojnë në zgjedhje. Së dyti, ka shumë ministra, që janë përgjegjësit politikë të fushatave zgjedhore në zonat e tyre elektorale dhe nuk duan kurrsesi që të publikohen emrat shumëemërore të kandidatëve për këshilltarë në këshillat bashkiakë, për shumë arwsye. Këta ministra, por edhe shumë zyrtarë të lartë të qeverisë, për të bërë propagandë zgjedhore, japin shumë premtime elektoratit të tyre. Një ndër këto premtime që japin ministrat është edhe futja në listat shumëemërore të personave në rradhët e para të listave, të cilëve u kërkohet ndihmë elektorale, si ndikimi i tyre të zgjedhësit, etj. 
Mirëpo, siç ndosh zakonisht dhe shpesh, këto premtime të ministrave bëhen sa për t’i marrë me të mirë zgjedhësit e tyre, ndërkohë, në lista, e sidomos në renditjet e para të kësaj liste, caktohen persona të tjerë. Dhe, në kësi rastesh, publikimi i listave është edhe ballafaqimi midis premtimeve që ka dhënë mininistri dhe realitetit, ku del zbuluar dhe hapur gënjeshtra e ministrit ndaj shumë zgjedhësve të tij. Ndaj, ministri i kërkon “shoqërisht” nder Lefteri Luzit, kryetares së KQZ, që të bllokojë me çdo kusht publikimin e listave shumëemërore të kandidatëve për këshilltarë në këshillat bashkiakë, për një ndërkohë sa më të gjatë. Dhe Lefteri Luzi, me devotshmërinë dhe zellin e një nëpunëseje servile, jep urdhër adminsitratës së KQZ të bllokojë çdo publikim të listave shumëemërore të kandidatëve me shkakun e procedurës që ndjek Lefteri Luzi, si kryetare e KQZ, edhe pse kjo procedurë bie tërësisht ndesh dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. 
Sigal