Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me strukturat e kryeqytetit në vijim të përgatitjeve për protestën kombëtare të 11 shkurtit.
Meta është shprehur se Tirana u përket qytetarëve dhe jo gjobaxhinjve dhe plaçkitësve të “Rilindjes
Postimi i Metës:
Padurim i madh i qytetarëve të Tiranës për të realizuar ndryshimin e shumëpritur në kryeqytet.
Tirana u përket vetëm qytetarëve të ndershëm dhe punëtorë, që e duan dhe sakrifikojnë për të dhe kurrë më gjobaxhinjve dhe plaçkitësve të “Rilindjes”.
Ndryshimi, përgjigjja dhe fitorja fillon nga protesta historike në 11 shkurt.