Anëtarët e kryesisë dhe militantët “Të vijnë ministrat të përgjigjen për situatën”

407
Mbledhja e kryesisë së degës PS në Elbasan paraditen e djeshme, e cila ka zgjatur mbi 25 minuta, ku i pranishëm ishte edhe Prefekti Qarkut Kamami, ka qenë e mbushur me debate mes dy grupimeve, anëtarëve të kryesisë, drejtorëve, militantëve, duke kërkuar ardhjen e ministrave dhe deputetëve për të shpjeguar degradimin e situatës ekonomike e sociale, si dhe qejfmbetjet e listës së këshilltarëve. Kreu i degës PS rrethit dhe Prefekti Qarkut që ishte i pranishëm, e kishin të pamundur të përballet me zemërimin e anëtarëve të kryesisë, por edhe disa militantëve që kërkuan ardhjen e ministrave dhe deputetëve. Sipas burimeve nga dega e PS, mësohet se “pas akuzave refuzimit dhe debateve, dhe diskutimeve për problematikën e fushatës shumica e anëtarëve të kryesisë janë larguar”. 
Ministrat nuk gjenden pranë elektoratit
Më shumë se gjysma e kryesisë degës, është ndjerë e fyer kur asnjë prej ministrave dhe deputetëve nuk kanë pranuar të jenë pranë tyre, të mbështetin fushatën, kandidatin e tyre. Dega e PS në Elbasan, gjendet prej afro 2 vitesh në një situatë kaotike dhe e përçarë. Kujtojmë këtu një peticion anëtarëve dhe militantëve socialistë, ku kërkonin zbatimin e statutit të partisë dhe mbajtjen e premtimeve. Pas përplasjes në disa degët të PS në rrethe duket se Elbasani ka qenë dhe mbetet më i trazuari, kujtojmë këtu kundërshtitë për zgjedhjet brënda partisë, dhe kërkesën e vazhdueshme ndaj Ramës për riformatimin e saj. Përplasjet në kryesinë e degës, tregojnë se socialistët e Elbasanit janë përfshirë nga pakënaqësia dhe mënyra me të cilën drejtojnë sot ministrat, por edhe mosmbajtjen e premtimeve nga deputetë të këtij qarku. 
Dikasteret, në biznese
Baza e PS në Elbasan mbetet e zhgënjyer , dhe pothuajse shumica e anëtarëve të kryesisë PS rrethit, nuk pajtohen me format dhe metodat, me të cilat po drejtohen sot dikasteret, pasi sipas tyre, gjithçka është kthyer në biznes. Punësimi bëhet vetëm duke marrë para, zgjidhja e probleme dhe halleve në institucione bëhet vetëm duke marrë para, emërimet bëhen vetëm duke marrë para, dhe asgjë nuk bëhet për të mbajtur premtimet e 23 qershorit. Një burim nga kryesia e PS tha për “Telegraf” se “në rast se sot do të bëheshin zgjedhjet, socialistët në Elbasan do ta kishin të vështirë shumicën, pasi njerëzit janë të inatosur nga që sot qeverisin falë votës së tyre”. Pasi janë njohur me listën emërore të këshilltarëve, baza dhe shumica e kryesisë kanë patur padyshim kontestimet e tyre lidhur me “prurjet” e reja, duke i cilësuar ata si “njerëz pa kontribute në PS” dhe duke kërkuar rishikimin e saj, dhe futjen për miratim të qëndrestarëve dhe jo anonimëve që sa herë vijnë zgjedhjet turren të përfitojnë. Por pavarsisht problemeve që ka, duket se Qazim Sejdini mbetet “dora” që arrin të bashkojë fraksionet dhe të pakënaqurit, pasi deri sot ai njihet edhe si njeriu që ka ndikim të padiskutueshëm në degën e PS Elbasan, duke qenë njëherësh edhe anëtar i kryesisë qëndrore të kësaj partie. Fakti është se, Sejdini gjithmonë ka fituar falë aftësive të veta dhe aspak kontributit të PS Elbasan, e cila e ka detyrim statutor ta mbështesë jo vetëm në fushatë, por edhe pas përfundimit të saj. 
Sigal