Lefter Maliqi: Vota ime nesë do të jetë kundër turpit të këtij Parlamenti të kapur e keqpërdorur

216
Sigal

Ditën e nesërm, në sallën e Parlamentit do të mbahen votimet për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, deputeti i LSI-së, Lefter Maliqi është shprehur se ai do të votojë kundra shkarkimit të Kreut të Shtetit.

“Me votat e këtyre janë votuar PPP-t duke pasuruar oligarkët dhe qeveritarët, është votuar prishja e marrveshjes së 5 Qershorit në rezidencën Amerikane, ku më pas u prishën koalicionet dhe u krye masakra më e madhe elektorale me blerje, manipulime, presione. U votua KCK duke i përdorur nën presion bandat për zgjedhjet e 25 Prillit.”,- është shprehu Maliqi më tej në postimin e tij.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit: 

Vota ime nesër do jetë kundër shkarkimit të Presidentit, kundër turpit të këtij parlamenti të kapur e keqpërdorur këto 2 vite. Mos u habisni nga show dhe fletërrufeja ndaj Presidentit pasi nga ai parlament i kthyer në estradë çfarë nuk keni parë, qeshur e dëgjuar këto 2 vite.

Me votat e këtyre janë votuar PPP-t duke pasuruar oligarkët dhe qeveritarët, është votuar prishja e marrveshjes së 5 Qershorit në rezidencën Amerikane, ku më pas u prishën koalicionet dhe u krye masakra më e madhe elektorale me blerje, manipulime, presione. U votua KCK duke i përdorur nën presion bandat për zgjedhjet e 25 Prillit.

Vendin e ka mbuluar krimi në qeveri në parlament, sfilatat në drejtësi dhe varfëria e pasiguria në vend ku burri vret gruan, vëllai motrën, vjehrri dhëndrin, shoku shokun, vrasje në derë në banesë, në makinë, në rrugë, grabitje, vjedhje, drogë etj. Seanca parlamentare nesër do futet në histori si turpi dhe dështimi më i madh parlametarizimit në vend.