Lefter Maliqi: Uragani popullor nuk ndalet dhe do ta thotë fjalën e tij më 25 prill

239
Sigal

Ditën e sotme, kandidati për deputeti i LSI në Berat, Lefter Maliqi, ka zhvilluar takime në qytetin e Beratit nga ku tha se, uragani popullor nuk do të ndalet dhe fjalën e tij do ta thotë më 25 prill.

“Berati i jep LSI-së 3 mandate, për të nisur nga këtu fitoren historike të Opozitës së Bashkuar kundër të keqes 8-vjeçare me emrin Rilindje.”,- shprehet Maliqi në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë:

Uragani popullor nuk ndalet dhe do ta thotë fjalën e tij më 25 Prill.
Berati i jep LSI-së 3 mandate, për të nisur nga këtu fitoren historike të Opozitës së Bashkuar kundër të keqes 8-vjeçare me emrin Rilindje.
Kudo ndjehet besimi, shpresa dhe energjia për ndryshimin e madh më 25 Prill.