Lefter Maliqi: “Lufta” është e përbashkët, fitorja është e shqiptarëve

192
Sigal

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, ka publikuar së fundmi një spot prezantues të të gjithë karrierës së tij ushtarake dhe në forcat e rendit deri tek futja e tij në politikë e deri tek misioni i fundit, beteja e 25 prillit dhe fitorja e LSI-së dhe Opozitës së Bashkuar në këtë garë.

Në mesazhin e tij, Maliqi shprehet se “lufta” është e përbashkët, ndërsa fitorja është e shqiptarëve!

“Karrierë e gjatë që nis e vazhdon edhe sot, krah njeriut që nuk dorëzohet asnjëherë kur bëhet fjalë për Shqpërinë… “Lufta” është e përbashkët, fitorja është e shqiptarëve!”, shprehet kandidati i LSI-së për deputet në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi gjatë videos.