Vijon numërimi, Në Durrës “luftë shifrash”, kryeson Dako në 134 nga 310 QV

448
Sigal

Vijon me ritme të ngadalta proçesi i numërimit të votave në Bashkinë e Durrësit. Deri në orën 22:00 të mbrëmjes kemi 134 kuti të numëruara nga 310 të tilla.
Vangjush Dako i ASHE 24765 vota, kurse Grida Duma e APPD 18032 vota

Vijon me ritme të ngadalta proçesi i numërimit të votave në Bashkinë e Durrësit. Deri në orën 13:39 të mesditës kemi 99 kuti të numëruara nga 310 të tilla.
Shifrat zyrtare të KQZ deri tani janë 56.85% Dako dhe 43.15 Duma.
“Do ketë luftë shifrash. Shtabi i kandidates së djathtë Duma deklaroi se është vetëm 1540 vota larg kandidatit Dako në 80% të bastioneve që konsiderohen të majta që janë numëruar tashmë. Ndërsa shtabi i kandidatit Dako bën me dije se deri tani janë numëruar 99 kuti dhe Dako është në avantazh me 4740 vota në avantazh”.