Vorë, fiton Ismaili i APPD-së, Sallaku: Nuk njoh rezultatin

417
Kandidati i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Fiqiri Ismaili ka fituar me 244 vota diferencë përballë kandidati të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, Luan Sallaku. Në përfundim të procesit të numërimit të votave, Fiqiri Ismaili duke folur për gazetarët deklaroi se falënderon kandidatin kundërshtar për garën, ndërsa i cilësoi farsë akuzat për votues fiktivë. 
“Do të përmirësoj ndjeshëm jetën e qytetarëve. E falënderoj kandidatin për garën dhe i uroj gjithë të mirat. Padia për listë fiktive është farsë për të diskretituar figurën time. Vora nuk ka pasur listë fiktive. 6 muaj e fundit janë shpërngulur vetëm 60 familje”, deklaroi Ismaili.
Ndërkohë, kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropian”, Luan Sallaku ka reaguar duke bërë të ditur se nuk do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Ndërkohe, Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka deklaruar se, LSI ka bërë kallëzim penal në prokurori për të gjitha shkeljet që janë bërë në Bashkinë Vorë.
Bashkia Vorë ka qenë një prej pikave të nxehta të këtyre zgjedhjeve, ku mes LSI-së dhe PD-së ka pasur akuza të ndërsjella për manipulim të zgjedhjeve. 
Sigal