Lefter Maliqi i bashkohet Partisë së Lirisë, Meta: Me energjinë e opozitarizimit të tij, ndriçon dhe përtej Kuçovës

27
Sigal

Ish-kandidati i opozitës për kryetar të bashkisë së Kuçovës i dalë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi, është bërë sot pjesë e Kryesisë së Partisë së Lirisë.

Lajmin e dha vetë kreu i partisë Ilir Meta gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë.

Më lejoni të bëj një propozim për të shtuar energjitë e Kryesisë së Partisë së Lirisë. Edhe pse nuk është në rendin e ditës, kisha idenë që Lefter Maliqin, si një tribunë i vërtetë popullor, ta bënim pjesë në kryesinë e Partisë së Lirisë, pasi ai jo vetëm e ka fituar bashkinë e Kuçovës, por me energjinë e opozitarizimit të tij, ndriçon dhe përtej Kuçovës. Jeni dakord? Po! E dija unë që nuk do të kishte asnjë kundërshtim”, tha Meta.