Largohet zyrtarisht nga Presidenca, Meta jep mesazhin e fundit si President

187
Sigal

Ilir Meta largohet sot zyrtarisht nga posti i Presidentit të Republikës, ndërsa në vend të tij do të marrë detyrat Bajram Begaj. Ceremonitë zyrtare për kreun e ri të shtetit zhvillohen në orët e pasdites, ku Begaj edhe do të betohet mbi Kushtetutë.

Ndërkohë në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Ilir Meta shkruan se ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.

“Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!

Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Meta.