VIDEO/ Protesta e qytetarëve të Burrelit, bllokojnë rrugën: Qeveria po na varfëron përditë

370
Sigal

Qytetarët e Burrelit marshuan për 30 minuta në këmbë për të protestuar në kryeqëzimin e Urës së Matit, në dalje të qytetit.

Të shumtë në numër, ata kanë bllokuar në këto momente rrugën nacioanle në shenjë proteste ndaj qeverisë që sipas tyre po e varfëron gjithnjë e më shumë qytetarin shqiptar.

Rritja e çmimeve, papunësia, largimi I të rinjve jashtë vendit, falimentimi I bizneseve dhe infrastruktura e munguar janë disa nga arsyet që I kanë nxjerrë në shesh qytetarët e Matit.

Kjo është protesta e parë që starton valën e protestave në rrethe, për të kulmuar me protestën e madhe me 16 shkurt në Tiranë