Largimi i ambasadorit iranian, reagon Petrit Vasili: Është veprim shumë i vonuar dhe i pasinqertë

331
Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me dëbimin e ambasadorit iranian nga vendi.

Vasili ka shkruar se largimi i tij edhe pse është pozitiv, është shumë i vonuar dhe i pasineqrtë, teksa ka shtuar se është dukur si një veprim i imponuar dhe jo i qeverisë.

POSTIMI:

Largimi i ambasadorit iranian, ndonëse pozitiv, është veprim shumë i vonuar dhe i pasinqertë.
Duket një veprim i imponuar e jo një vullnet i qeverisë, pasi indiciet e qarta të veprimeve terroriste nuk kanë munguar edhe kohë më parë.
Jemi të gjithë kundra terrorizmit dhe çdo veprim kundra tij është një veprim jetik për konsolidimin e demokracisë.
Po ashtu duhet vepruar me forcë kundër terrorizmit shtetëror, që grabit paratë te Unaza e Re, që mashtron për hir të vjedhjes deri në Amerikë, që i lejon hajdutët e qeverisë të rrinë në zyra dhe jo në burg.