Kushtet e Bundestagut/ Mustafaj: Përgjegjësia e qeverisë! Zgjedhjet e parakohshme, zgjidhja më e mirë

609
Sigal

Ish-ministri i jashtëm dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike Besnik Mustafa, në një intervistë televizive, deklaroi se Gjermania kërkon tashmë plotësim të kushteve të vendosura me qëllim që të hapë negociatat.

Sipas tij, kanë mbetur edhe pak kohë që të plotësohen kushtet, ndërsa shtoi se qeveria duhet të afrojë më tepër opozitën.

“Të gjitha ata kushte i shërbejnë ndryshimit të situatës. Theksimi i kushteve nga ana e parlamentit gjerman tregon se vendi duhet të bëjë përpara dhe gjithashtu edhe dashamirësi. Ata kushte janë të gjitha të nevojshme dhe që prekin kushtin primar të demokracisë, që ka të bëjë me reformat, zgjedhjet.

Për qeverinë, ka brenda edhe shuplakën. Të gjitha këto tregojnë paaftësinë e qeverisë për të përmbushur kushtet. Çelja e negociatave nuk mund të jetë vetëm fryt i demokracisë. CDU është ndër partitë kryesore gjermane dhe ndër partitë e rëndësishme të së djathtës europiane. Kushtet kërkojnë bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës së bashkuar. Qeveria ka përgjegjësi më të madhe dhe nuk ka vullnet për të ndryshuar realitetin Ende nuk ka vazhduar puna për të plotësuar kushtet. Duhet të krijojë një bashkëpunim me opozitën Damian Gjiknurin mos ta lërë në krye të Komisionit Zgjedhore. Ky është tregim i qartë se qeveria po shpërfill rekomandimet. CDU iu thotë shqiptarëve se dera është e hapur, por ju jeni jashtë. Nga 27 vende, një të thotë jo, bllokohen”, deklaroi Mustafaj.

Ish kryediplomati shtoi më tej duke thënë se zgjidhja më e mirë për daljen nga kriza aktuale janë zgjedhjet e parakohshme.

“Tani si mund të bësh Reformë Zgjedhore, kur Damian Gjiknuri më e pakta nuk duhet të jetë në krye të Komisionit të Reformës Zgjedhore. E gjitha që bën qeveria është sa për sy e faqe. Por sidoqoftë mendoj se PD duhet të jetë në tryezën e Reformës Zgjedhore. PD duhet të japë kontributin e saj në Reformën Zgjedhore. Shqipëria nuk po përmbush kushtet që kërkohen. Zgjidhja më e më janë zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Mustafaj.