Vasili: Kryeministri pazarxhi i Shqipërisë

436
Sigal

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së Ramës se nuk është tradhtar i kombit.

Në një reagim në facebook, Vasili thotë se nga këtu e në Amerikë ai tradhtar është dhe do të mbetet dhe këtë titull sipas tij e ka fituar vetë me meritë.

Petrit Vasili: Edhe tradhtar,edhe Esadist edhe shumë i lodhur ky kryeministri pazarxhi i Shqipërisë.

Edhe për Krishtlindje do dëgjojmë shtërzimet e fikura të kësaj mushke shterpë politike?

Që këtu e deri në Amerikë tradhtar është dhe tradhtar do të mbetet dhe këtë ” meritë” ai e ka fituar vërtetë me “meritë” se e shiti Kosovën si askush në këto 2000 vjet.

Këtë “meritë” të tradhëtarit as ja merr dhe as ja do njeri,ta mbajë dhe do ta mbajë gjithë jetën.