26-vjeçari shqiptar i alkoolizuar shkatërron makinën në pyll, ja ku e gjen policia pas aksidentit

400
Sigal

Një 26 vjeçar shqiptar nga Kosova është ndaluar nga policia gjermane, pasi me makinën e tij ‘BMW’, ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një pyll në rrugën mes lokaliteteve Wohlen dhe Bremgarten.

Shqiptari dukej në gjendje tejet të alkoolizuar, edhe pse nuk kishte pësuar lëndime.

Në fillim drejtuesi shqiptar i makinës, është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë makinën të dëmtuar rëndë.

Por policia e ka gjetur 26 vjeçarin në vendbanimin e tij, shkruan “Aargauer Zeitung”.

Rasti ka ndodhur pak pas orës 6 të mëngjesit të sotëm (25 dhjetor).

Zyrtarët e Policisë Kantonale të Aargaut, pasi e kanë parë makinën e shkatërruar, kanë shkuar në vendbanimin e të dyshuarit.

Atje kanë takuar një kosovar 26-vjeçar. Ai nuk kishte asnjë lëndim, por dukej se ishte “i alkoolizuar rëndë”, siç e përshkruan policia në një komunikatë të saj. Ai fillimisht e ka mohuar aksidentin, por ndërkohë ka pranuar se ai ka qenë shkaktari. Prokuroria Publike Muri-Bremgarten i ka bërë 26-vjeçarit një testim të urinës dhe gjakut,