“Kurba si dhëmbët e sharrës”, Vasili: Rama të bëjë testime masive që të dalim nga izolimi!

333
Sigal

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se po fsheh të dhënat e vërteta për numrin e të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.

Vasili tha se Rama po përpiqet të mashtrojë qytetarët duke bërë supozime të paqena, duke qenë se ecuria e koronavirusit në vendin tonë vijon me një kurbë që nuk i ngjan asnjë vendi tjetër në botë.

“Ne refuzojmë të trajtohemi si indianët. 18 mijë vdekje për 2 milion në Shqipëri do të thotë të kishin 400 herë më shumë vdekje se kina. Kryeministri thotë se Shqipëria do kishte shifra 4 herë më shumë se Kina.

Ne jemi këtu për t’i thënë të marrë masat , të bëjë testime sepse në rast të mos bërjes të testimeve ne kemi një kurbë vizore.

Pa asnjë ngjitje. Që do të thotë se ka një ngjitje dhe pastaj fillon zbritja. Ku është kurba e Shqipërisë. Nuk keni për ta gjetur kurrë sepse ky është thjesht një manipulim. Ne patën 25-26 raste, kishim periudhë të qëndrueshme dhe dje sërish 24 raste. Ky është një turp”,-tha Vasili.

Sipas Vasilit zgjidhja e vetme për frenimin e përhapjes së virusit janë testimet masive, ndërsa deklaroi se deri tani ai ka shkaktuar 1.2 miliardë euro dëm në ekonomi.

“Testimet masive tregojnë se në çfarë gjendje është vendi, kur do futemi në jetë normale.

1.2 miliardë euro janë humbur deri tani nga prodhimi i brendshëm bruto. Ne duhet të bënim testime masive më shumë se të gjithë të tjerët. Çfarë masash ka marrë kryeministri. I ka ndryshuar masat 15 herë, sipas emocioneve të tij.

Kryeministri mbajti hapur kufirin me Italinë, vazhdonin vinin tragetet nga Italia. Hynin qindra njerëz. Këto masa krijuan mundësinë e përhapjes së pandemisë.

Po të kishim bërë testimin masiv do e dinim se ku po shkojmë. Kurba vazhdon si dhëmbët e sharrës dhe nuk ka lidhje fare me koronavirusin. Viruset janë armiq të shëndetit të njeriut”, deklaroi Vasili.