‘Kur qesh ti, qeshin dhe muret’, Meta tregon momentin e sikletshëm me profesorin e matematikës

678
Ai vjen sot me një rrëfim ndryshe, larg kostumit të kreut të shtetit, ndërsa i kthehet kujtimeve në kohën e gjimnazit.
Presidenti Ilir Meta i ftuar në “Xing me Ermalin”, kujtoi një rast nga koha e shkollës së mesme “Sami Frashëri”.
“Në një orë mësimi matematike, kishim një profesor shumë serioz dhe shumë kërkues, por zëvendësues, kështu që ne nuk ishim shumë të qetë sepse nuk ishte ky që do të na vlerësonte në fund dhe bënim pak zhurmë në klasë. Në krahun tjetër të klasës ishte shoku ynë që e kishte mbiemrin Dudi. Profesori bëhet nervoz dhe e thërret: ‘Dudi! Ngrihu në këmbë!’ Ky nuk e priste këtë, dhe fillon ngrihet avash avash dhe ishte shumë i gjatë. Kur i thotë profesori: ‘Ç’më ngrihesh ashtu, sikur të jesh qindra mijëra vjeçar?!’

Kur i thotë ashtu, plasi e qeshura, unë qeshja me të madhe dhe ata të klasës më shumë qeshnin se po qeshja unë dhe më thotë profesori: ‘Meta, ndalo të qeshurën! Kur qesh ti qeshin dhe muret!’ Kur tha këtë, nuk ngeli më njeri pa qeshur e mur pa u tundur. Kështu profesori mori regjistrin dhe iku.”, tha Meta mes të qeshurave.
Sigal