ksperti Kristaq Kume, ish-drejtues i KQZ, komentoi nismën për ndryshimet kushtetuese.
Ai tha se ndryshimet kushtetuese trajtojnë çështjet e zgjedhjeve.
“Për çfarë është rënë dakord në marrëveshjen e 5 qershorit, do të duhet që të rikthehemi punës prapë,” tha Kume, që është pjesë e Këshillit Politik.
“Ndalimi i koalicioneve nuk është diskutuar asnjëherë në Këshillin Politik,” tha ai.
“Marrëveshja e 5 qershorit i ka përcaktuar mirë gjërat që konsideroheshin të përfunduara. Ashtu sikurse u firmos duke deklaruar se kjo ishte faza e parë e punës,” tha Kume.