Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë shumë afër

442
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputeti Vangjel Tavo zhvilluan një takim organizativ me strukturat e LSI-së në Tepelenë. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi tha se zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se tashmë duhet të ndizen motorët e fushatës. Kryemadhi tha se LSI forcën reale e ka tek njerëzit, jo tek emrat e përveçëm.

Duke folur për situatën aktuale, Kryetarja e LSI Kryemadhi tha: “Gjendja ekonomike e vendit është e mjerë. Taksat rriten, ndërsa të ardhurat për familjen shqiptare ulen”. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ishte në Seman të Fierit, ku vizitoi fermën e mbarështimit të bagëtive të Robert Selimit. Kryetarja e LSI-së u njoh nga afër me problematikat e shumta që hasin sot fermerët dhe blegtorët për shkak të mungesës së subvencioneve.

Kryemadhi tha se, ashtu siç kjo qeveri ka harruar të gjithë shqiptarët, ka harruar dhe blegtorët dhe fermerët. Është problem shumë i madh për mungesën e subvencioneve, për mungesën e vëmendjes së shtetit, për mungesën e shumë alternativave, të cilat do t’u japin mundësinë për ta zhvilluar biznesin e tyre.