Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi vizitë zyrtare në SHBA: Takime në Departamentin e Shtetit dhe me figura të shquara të medias
Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka zhvilluar një vizitë 2-ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite në Uashington DC, në të cilën shoqërohej nga Sekretarja e Përgjithshme e AMA-s, Romelda Rrapollari, Krasniqi është pritur në Departamentin e Shtetit nga Zyrtari për çështjet për Shqipërinë, John W Robbins, Zyrtari për Diplomacinë Publike për Çështjet e Europës Qendrore, Michael Marble dhe Zyrtari për Iniciativat e Politikave Ndërkombëtare, Evan Lord. Temat e diskutimit në këtë takim kanë qenë transparenca e pronësisë së medias, transpozimi në legjislacionin shqiptar i akteve të rëndësishme europiane, dhe iniciativa të tjera ligjore që synojnë rregullimin e mëtejshëm të tregut mediatik. Kryetarja Krasniqi u ka bërë me dije inicitivat e deritanishme të AMA-s që synojnë rregullimin e Platformave të Shpërndarjes së Videove dhe sfidat që paraqet ky rregullim. Gjithashtu është diskutuar mbi fenomenet negative si Dezinformimi e gjuha e urrejtjes në të gjitha format me të cilat ajo shfaqet, mbi integritetin e informacionit dhe çështje të tjera që lidhem me ambjentin mediatik në Shqipëri.




















