Kryetari i KQZ-së, z. Klement Zguri priti në takim kryetaren e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve, znj. Kostandina Bezhani, e cila shoqërohej nga nënkryetari, z. Kristo Goci

845
Sigal

Takimi u zhvillua në kuadër të zgjedhjeve për organet e qevrisjes vendore të datës 30 qershor 2019, dhe kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit institucional mes KQZ-së dhe Komitetit Shtetëror të Minoriteteve, lidhur me informimin dhe edukimin e zgjedhësve që i përkasin pakicave kombëtare.

Kryetari i KQZ-së, z. Zguri u shpreh se në zbatim të ligjitnr.96/2017″Për mbrojtjen e pakicave kombëtare  në Republikën e Shqipërisë”, që përcanton dëtyrimin e KQZ-së për informimin e pakicave kombëtare (greke, maqedonase, arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare), por edhe në respektim të të drejtave kushtutuese që zgjedhësit e pakicave gëzojnë, KQZ ka punuar dhe do të vijojë të punojë me përkushtrim që zgjedhësit e këtyre komuniteteve të informohen dhe edukohen mbi procesin zgjedhor.

Nga ana e tyre, znj. Bezhani dhe z. Goci shprehën vlerësimet dhe mirënjohjen e tyre për punën që KQZ ka bërë edhe në proceset e mëparshme zgjedhore informimin e edukimin e zgjedhësve të pakicave kombëtare përmes materialeve të prodhuara në gjuhët e tyre respektive dhe takimeve të zhvilluara në zonat ku janë të përqëndruara komunitetet.

Më synim forcimin e bashkëpunimit institucional, në ditët në vijim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  do të nënshkruajë një marrëveshje bashkëpunimi me Komitetin Shtetëror të Minoriteteve, e cila do të ketë si qëllim bashkërendimin e punës dhe ndihmën e ndërsjellë. KSHM do të japë informacion për zonat ku ka prezencë të pakicave kombëtare, në masën që ligji përcakton detyrimin për informim, si edhe do të bashkëpunohet për përgatitjen e shpërndarjen e materialeve edukuese/informuese në gjuhët e tyre respektive dhe hartimin e kalendarit të takimeve me zgjedhës që i përkasin pakicave kombëtare, në zonat ku ata banojnë.