Kryesia e PD për statutin, Imami: Të përcaktohet, kur jep dorëheqjen kryetari

556
Pasditen e kësaj të shtunë u mbledh kryesia e PD-së, ku sekretari i Përgjithshëm, Arben Ristani ka mbledhur propozimet për ndryshimet në statutin e PD-së. Mbledhja e Kryesisë së PD-së i paraprin mbledhjes së Këshillit Kombëtar, që do të zhvillohet më datë 20 prill. Procesi është udhëhequr nga dy parime: Sigurimi i hapësirave dhe garancive demokratike ne parti. Përfshirja në vendimmarrje e anëtarësisë. Burimet për rekomandimet e ndryshimit të statusit vijnë nga: Propozimet e dala gjatë analizës. Propozime individuale nga anëtarë, kryetarë degësh dhe anëtarë të forumeve të partisë. Afrimi i vendimmarrjes tek anëtarësia. Propozimi për përfshirjen e anëtarësisë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë. Kandidaturat, pa asnjë kufizim, që plotësojnë kriteret, kalojnë në filtrin e anëtarësisë përpara se institucionet qendrore, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar të marrin vendimin përfundimtar. Ndryshimet u japin kompetenca të qarta organeve qendrore (Kryesi, Këshill Kombëtar dhe Kuvend Kombëtar) për vendimmarrje të rëndësishme politike të partisë, duke përfshirë miratimin e propozimeve për kandidatura, për koalicione dhe aleanca, për strategjitë dhe programet politike dhe elektorale; Vendosja e parimeve dhe garancive për zgjedhje transparente dhe demokratike në çdo nivel. Parimi i transparencës, garantimi i barazisë së kandidatëve në garë dhe garancia mbi kontrollin e procesit zgjedhor. Te detajohen plotësisht ne Rregulloren e Brendshme të Partisë që duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar. Forcimin e rolit të institucionit të kontrollit të partisë, Komisioni Apelimit/Gjykatës, dhe ngritja e tij të bëhet që në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar. Për të bërë një instrument real që ka besueshmëri për anëtarësinë është propozuar që Komisioni të jetë në nivel nacional. Kritikët kërkuan që të përcaktohen saktë rastet dhe modalitetet kur kryetari i Partisë duhet të japë dorëheqjen në rast se humbet zgjedhjet. Reagoi edhe Eduard Selami, i cili rezultoi humbës ndaj Bashës në garën për postin e kryetarit. Sipas Selamit, Basha nuk mund t’i afrojë PD-së fitoren ndaj po ligjëron pengmarrjen me statut. Anëtari i Kryesisë së PD, Arben Imami kërkoi gjithashtu që të ketë transparencë dhe monitorim mbi shpenzimet financiare të Partisë.
Sigal