“Kryeqyteti Europian i Rinisë”/ Veliaj me sipërmarrësit e bareve dhe restoranteve: Ta kthejmë këtë vit në një mundësi për të promovuar Tiranën

131
Sigal

Krybashkiaku Veliaj kërkesë pronarëve të bareve: Promovoni Tiranën!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me sipërmarrës të këtyre bizneseve për të ndihmuar jo vetëm në promovimin e kryeqytetit, por edhe të ekonomisë lokale duke shfrytëzuar vitin kur Tirana është epiqendra e të rinjve europianë.“Në vitin e Rinisë ne po operojmë si ‘Open Source’, ku secili merr logon e Kryeqytetit Europian të Rinisë dhe organizon aktivitetin e tij., por edhe sipërmarrjet tuaja”, u shpreh Veliaj. “Sot shumë njerëz e konsiderojnë biznesin e natës si diçka argëtuese, por jo domethënëse. Ndoshta, sepse nuk e dinë faktin se në këtë industri punojnë 10 mijë vajza dhe djem; nuk janë vetëm barmenët dhe kamerierët, por është një pjesë e madhe njerëzish që nuk shfaqen, si kuzhina, siguria, higjiena, taksitë, etj., pra është një reaksion zinxhir. Kur shikon sa i madh është ky zinxhir, atëherë e kupton se çfarë peshe ka në ekonominë e vendit”, tha Veliaj. Kryebashkiaku i ftoi sipërmarrësit që t’i bashkohen thirrjes për projektet deri më datën 28 Janar ku është e gatshme të financojë biznese që do organizojnë evente.