Makina e kryeplakut të Vermoshit në Malësinë e Madhe, Prek Vata është djegur. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë pasditës të së dielës, në qendër të fshatit. Makina tip “Fuoristradë” është shkrumbuar plotësisht nga flakët e zjarrit. Vetë kryeplaku Vata, rreth 70-vjeç, thotë se djegia e mjetit ka qenë e qëllimshme. Kjo pasi, sipas tij, autori i kësaj ngjarje ka thyer fillimisht xhamat e makinës dhe më pas ka hedhur benzinë në automjet. Një nga pistat e cila po hetohet është dhe dëshmia që Vata dha në vitin 2021 për uljen misterioze të avionit në Vermosh.
Specialistët e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes, për të zbuluar më shumë rreth shkaqeve të kësaj ngjarje.Kryeplaku i Vermoshit në Malësi të Madhe, Prek Vata, të cilit ia dogjën mjetin e tij, ka raportuar në vitin 2021 për avionin që u ul në livadh të Vermoshit. Në atë kohë, Vata foli për mediat për atë ç’ka kishte parë. Ai zbuloi se në vendngjarje ishin dy persona të cilët janë larguar me shpejtësi nga livadhi me Fuoristradë të bardhë. Dëshmia e dhënë në vitin 2021 është një nga pistat e hetimit për djegien e mjetit . Në atë vit avioni krijoi zhurmë të madhe pasi u dyshua se po transportonte kanabis.




















