Kryeparlamentari Ruçi takohet me Enver Hoxhaj: Shqipëria në mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën

587
Sigal

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur në një takim zëvendëskryeministrin, njëkohësisht ministër i integrimit në Kosovë, Enver Hoxhaj. Gjatë takimit u diskutua nevoja që Kosova ka për të intensifikuar kontaktet me qeveritë e vendeve anëtare në Bashkimin Evropian, me qëllim përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit kosovarë, proces ky i ndodhur para fazës përfundimtare të vendim-marrjes. Kreu i Kuvendit shqiptar Ruçi shprehu mbështetjen e plotë për angazhimin aktiv të Shqipërisë në këtë proces të rëndësishëm. Temë e diskutimit ishte edhe ideja e shumëdebatuar për korrigjimin e kufijve ku Gramoz Ruçi ashtu edhe Hoxhaj ndanë mendimin se procesi i negociatave me Serbinë duhet ndërtuar mbi dy shtylla bazë, unifikimi i qëndrimeve politike dhe ato institucionale të Kosovës si dhe garantimi i mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë.