Shiste heroinë në mes të Zvicrës, kapet 21-vjeçari shqiptar

444
Sigal

Një i ri shqiptar është arrestuar në Zvicër, pasi gjatë kontrolleve i është gjetur një sasi e konsiderueshme heroine si dhe një shumë parash.

Sipas mediave zvicerane, arrestimi i shqiptarit është kryer në kantonin e Glarusit teksa po shiste heroinën tek dy klientë.

Gjatë kontrolleve, 21-vjeçarit iu gjetën 330 gram heroinë dhe para në dorë dhe disa telefona celularë.

Heroina e sekuestruar ka një vlerë tregu prej rreth 15,000 franga. Qytetari shqiptar ishte një turist në Zvicër. Autoritetet zvicerane vijojnë hetimet për rastin në fjalë.