Kryeparlamentari Ruçi: Kur nuk i përgjigjesh institucionit që të ka zgjedhur shkarkohesh nga detyra

389
Sigal

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi thirri një mbledhje me drejtuesit e qeverisë dhe institucioneve të pavarura. Në fjalën e tij Ruçi u ndal në rolin që ka parlamenti në kontrollin e institucioneve. Kryeparlamentari Ruçi tha se, mekanizmi i monitorimit po fuqizon kontrollin parlamentar dhe po rrit autoritetin e institucioneve të pavarura, si instrumente të shtetit të së drejtës. Gramoz Ruçi: Është e pakuptimtë që të të thërrasë institucioni që të ka krijuar me ligj dhe të ka zgjedhur dhe të mos vish, kjo është minus e madhe dhe mjafton kaq që institucioni që të ka zgjedhur të marrë nismën për të liruar nga detyra. Mjafton kaq. E dyta, kontrolli parlamentar nuk është thjesht kjo tryezë. Jo, kontrolli parlamentar në radhë të parë fillon te komisioni parlamentar, vazhdon te seanca e parlamentit. Kjo nuk është fakultative për deputetin dhe për kryetarin e komisionit.