Sigal

Kryeministri Edi Rama zhvilluar ditën e djeshme një takim në një biznes të përpunimit të mermerit, ku u njoh me pritshmëritë e sipërmarrësit nga përfitimet nga ulja e taksave. Kryeministri u shpreh se bizneset me xhiro vjetore të mëdha kanë kapacitete të larta punësimi. “Këto biznese nga 8 milionë-14 milionë xhiro vjetore kanë kapacitete punësimi të mëdha. Ajo që është më ë rëndësishmja në këndvështrimin sot, se duke investuar 3-fish, investoni dhe në teknologji”, tha Rama. Më tej Rama iu përgjigj shqetësimit të një sipërmarrësi për mungesën e profesionistëve të fushës. “Do të ulim numrin e atyre që shkojnë në universitet dhe të rrisim numrin e atyre që shkojnë në shkolla profesionale dhe kolegje profesionale, që të bëhen specialistë. Në 10 vitet e fundit kemi nxjerrë mbi 10 mijë juristë.” – u shpreh kryeministri i Shqipërisë.