Kryeministri Rama: Përveç detit ka dhe kështu si në Kuç, aventurë dhe adrenaline

28
Sigal

“Përveç detit ka dhe kështu si në Kuç”, shkruan Kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka sjellë sfidën e një grupi alpinistësh, duke u ngitur në një terren tepër të ashpër. Ndërsa të tjerët zgjedhin detin, pishinat apo alpet për të kaluar të dielën, këto të rinj duan aventurë dhe adrenalinë për t’i kuptim ditës së pushimit dhe për ta shijuar të bukurën e sfidës përmes forcës dhe rrezikut.

“Përveç detit ka dhe kështu si në Kuç”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Via ferrata e parë në Shqipëri ndodhet në fshatin Kuç, në rajonin e Himarës, dhe quhet Via Ferrata Himarë.

Ajo u zhvillua me mbështetjen e Platformës së Inovacionit në Turizëm (TIP).

Projekti u zbatua nga Çeta Hiking pasi ata fituan vendin e parë në një konkurs për ndërtimin e via ferratës.

100 metrat e parë të këtij shtegu janë financuar nga GIZ, si dhe 150 metra shtesë u financuan nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH). Përmes një Memorandumi Mirëkuptimi mes GIZ, FSHZH dhe Bashkisë Himarë, ky produkt i ri po bëhet realitet.

E vendosur në një zonë ende të pashfrytëzuar e të paprekur nga turizmi, Via Ferrata në Kuç do të krijojë një eksperiencë unike përpara se turistët të zbresin drejt bregdetit jugor.

Ky zhvillim jo vetëm që diversifikon ofertën turistike në rajon, por gjithashtu krijon mundësi të reja ekonomike për banorët lokalë dhe operatorët turistikë, duke i dhënë zonës një dimension të ri tërheqës për vizitorët dhe aventurierët.