Kryeministri Rama/ Mbledh Asamblenë e PS,më 8 shtator në Durrës për zgjedhjen e kryesisë së re dhe sekretariati, ja ndyshimet e pritshme

Më 8 shtator Rama mbledh Asamblenë e PS në Durrës, ku Asambleja e re do te zgjedh kryesinë e partisë dhe sekretariatin. Përbërja e re e Asamblesë së Partisë Socialiste u votua gjatë punimeve të Kongresit të PS-së më 28 korrik të këtij viti në Pallatin e Kongreseve, në të cilin Rama bëri publike dhe ndryshimet në qeveri.

Asambleja e re ka rreth 350 anëtarë, ndërsa Kongresi zgjodhi vetëm 156 prej tyre me votën e secilit anëtar, pasi pjesa tjetër zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që mbajnë në nivel qendror dhe lokal.

NOA

Janë pikërisht këta emra të Asamblesë së PS-së që do të zgjedhin Kryesinë e ardhshme të partisë dhe listën e deputetëve për zgjedhjet e 2025.

Po ashtu mësohet se të dielën e 1 shtatorit Rama do të mbledhë në Dajt Qeverinë, për një analizë pune, me rastin e nisjes së sesionit të ri plenar.  Mbledhja do të zhvillohet tek vila qeveritare në Dajt, duke nisur nga ora 10:00 deri në orën 18:00.