Kryeministri Edi Rama: Greqisë i takojnë 12 milje në kufirin detar me Shqipërinë. Reagojnë ekspertët: Gjykimi në Hagë, i papranueshëm

191
Sigal

Sa u bë publike që Presidentja e Greqisë firmosi dekretin e zgjerimit të Greqisë në 12 milje në kufirin detar me Shqipërinë, të gjithë në Shqipëri u shqetësuan dhe protestuan, duke e cilësuar se Greqia, de facto, ka bërë një marrëveshje të fshehtë me kryeministrin Rama, pavarësisht se Rama nuk ka as plotfuqishmërinë e Presidentit të Republikës të Shqipërisë për një marrëveshje të tillë, ndërkohë që Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë është i prerë dhe  askush nuk mund të anashkalojë. Dje, kryeministri Edi Rama teksa ka folur me qytetarët e Sarandë ka përmendur edhe “çështjen e detit” me Greqinë. Rama ritheksoi se kjo çështje nuk e prek Shqipërinë, duke shtuar se Greqia është në të drejtën e saj, por nuk ngurroi ti etiketonte si “maskarenj” personat që sipas tij keqinterpretojnë çështje me rëndësi të tilla.  Kryeministri Rama: Vendimet e Greqisë janë keqinterpretuar. Këtu nuk janë miljet e nevojshme për t’u shtrirë 12 milje. Që Greqia të shtrihet 12 milje duhet të vendosë kufirin në Memaliaj. Nuk ka mundësi që as Shqipëria të shtrihet 12 milje dhe as Greqia të shtrihet 12 milje. 12 miljet janë një e drejtë e gjithsecilit shtet. Greqia ka ushtruar të drejtën e vet. Ideja që deti mund të shitet si kos është absurde dhe keqardhja më e madhe është se ka aq shumë peshq me këmbë që e marrin për të mirëqenë. Dhe ata që flasin me publikun duke i fryrë këtij zjarri janë maskarenj, qenie të ulëta dhe për fat të keq kanë një pjesë të njerëzve që i ndjekin nga pas. Sot jam shumë krenar që kemi arritur të vendosim rrugën e komunikimit me Greqinë.