Kryeministri Edi Rama: 349 studentë ekselentë, të gatshëm nga jashtë vendit në mbështjetje të reformave të mandatit të tretë të PS

156
Sigal

349 studentë ekselentë kanë aplikuar në platformën qeveritare, duke shprehur dëshirën për të kontribuar në mandatin e tretë. Shifrat janë bërë publike nga kryeministri Edi Rama, ku me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se, duke nisur nga nesër, të gjithë të interesuarit do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nismë.

Mesazhi i kryeministrit Rama

349 SHPREHJE INTERESI deri mbrëmë janë një shifër e papritur në një kohë relativisht kaq të shkurtër. Ato ndahen në tre kategori kryesore:

  • Kontributorë të gatshëm nga jashtë vendit, në mbështetje të reformave e të programeve të Mandatit të Tretë sipas fushave
  • Kontributorë të gatshëm të kthehen nga jashtë, për t’u angazhuar krah qeverisë në Mandatin e Tretë
  • Kontributorë të gatshëm brenda vendit, që duan të na bashkohen në përpjekjet e Mandatit të Tretë

Me një FALEMINDERIT të madh, i lajmërojmë të gjithë të interesuarit se duke nisur nga nesër, do të marrin njoftimin për ditën dhe orën e komunikimit të drejtëpërdrejtë në distancë – online zoom – me Kryeministrin e me grupin e punës për këtë nisëm. Ndërkohë ftesa mbetet e hapur në vazhdim për këdo tjetër përmes adresës [email protected]