Deputeti Adriatik Alimadhi: Ky parlament ka deputetë “të kapur” dhe po përdoren, prandaj ata nuk kanë tagrin të votojnë kundër Presidentit

265
Sigal

 

Deputeti Adriatik Alimadhi u shpreh dje se Presidenti Meta nuk shkarkohet. Sipas tij në Kuvend mund të votohet për shkarkimin e Presidentit, pasi ka deputetë “të kapur” dhe se po përdoren. Deputeti Alimadhi: “Nëse këta deputetë kanë pak integritet, ata kanë një gur shumë të rëndësishëm, gjithë fatin e lëvizjes politike. U bëj thirrje të votojnë me ndërgjegje, duke parë anën e ligjit, kushtetutën dhe frymën politike. Duke parë këtë politikë të agravuar, unë them se duhet të votojnë me kushtetueshmëri. Që të ndryshojnë rrjedhën politike, që të shohim dekretimin e qeverisë së re nga Meta, apo marrëdhëniet e Metës dhe Ramës më pas. I kam kuptuar të gjithë deputetët e kapur nga qeveria, po përdorën politikisht. Presidenti Moisiu krijoi një balancë në agresivitetin e Berishës me Nanon. Skena politike ishte me konflikte të njëpasnjëshme. Me qëndrimin ushtarak krijoi një imazh pozitiv për rolin e Presidentit. Presidenti  i Republikës duhet të zgjidhet nga populli që roli i tij të jetë i konsoliduar. Në këto 30 vite kemi pasur president të prodhuar nga politika, për të kënaqur interesat.