Kryemadhi tenton të godasë kryeministrin

419
Tensioni në sallën e Kuvendit është rritur disa herë. Për këtë qëllim, kryetari i Kuvendit urdhëroi ndërprerjen e seancës me qëllim qetësimin e situatës. Pikërisht gjatë kësaj kohe, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, mësohet se ka tentuar të godasë me çizme kryeministrin. Me thirrje dhe britma kundër Ramës, Monika Kryemadhi nuk është përmbajtur por e ka goditur me këpucë dy herë dhe më pas ka hedhur drejt kryeministrit dosjet që ka gjetur para. E habitshme është se Rama nuk i është përgjigjur në asnjë moment dufit të Kryemadhit, por e ka pritur me qetësi situatën.
Sigal