Kryemadhi: Sot shteti është në duart e kriminelëve

537
Sigal

Dje kryetarja e LSI-së edhe një herë e cilësoi kryeministrin Rama, si një kryekriminel, dhe se shteti është në duart e kriminelëve. Deklarata e Kryemadhit: Shqipëria është në një alarm të madh dhe një alarmi të madh duhet t’i përgjigjemi me një front të madh kombëtar. Situata në të cilën gjendet sot Shqipëria është një nga situatat më të këqija që ka pasur ndonjëherë. Është në kufijtë e humbjes së identitetit të saj. Është në kufijtë e rrëzimit të shtetit të saj. Sot kriminelët nuk kanë më frikë nga shteti sepse shteti është në duart e tyre. Po të ketë frikë krimineli nga Reforma në Drejtësi nuk do të ishim në këtë gjendje që ishim sot. Pse? Sepse kryekrimineli, kryeministri shqiptar është ai që orienton dhe drejton dorën e krimit të organizuar. Do të jetë një sesion shumë i vështirë,i cili fillon me grabitjen e pronës së shqiptarëve, Teatrin Kombëtar. Nuk është thjesht grabitja e një godine me qerpiç sipas kryeministrit, por është grabitje e vlerave, identitetit, kulturës dhe historisë jo vetëm të popullit shqiptar por dhe të rinisë se mbi të gjitha në atë teatër kanë kaluar breza të tërë, aktorë të rinj të cilët janë bërë aktorët më të mirë dhe më të dëgjuar në Shqipëri. Kanë krijuar historinë e kulturës shqiptare. Por këtu nuk qëndron problemi te kultura, por te makutëria në kokën e një kryeministri, i cili nuk kënaqet më thjesht duke uzurpuar, por tashmë kërkon edhe të vjedhë dhe të grabisë pronën e shqiptarëve dhe më pas nga një pronë publike fillon të grabisë dhe prona private gjë që e shikojmë. Prandaj sot është alarm i madh sepse një i çmendur dhe një i kapur po shkatërron çdo segment të shtetit shqiptar, por mbi të gjitha po kërkon të shkatërrojë dhe atë pak histori që shqiptarët e kanë shkruar me jetë.