Abuzoi seksualisht me të bijën për 16 vjet dhe e la shtatzënë, lihet në burg babai monstër

630
Sigal

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë në burg “babain monstër”, i cili për rreth 16 vite ka abuzuar seksualisht më vajzën e tij duke e lënë edhe shtatëzënë..

61-vjeçari Qirajko Nakuçi u arrestua pas denoncimit që i ka bërë e bija 25-vjeçare sot, ku edhe është marrë në pyetje për ngjarjen e rëndë. Nga sa mësohet, abuzimi ka vazhduar prej vitesh, që kur ajo ka qenë vetëm 9 vjeçe.

Kanë qenë murgeshat ato që kanë zbuluar ngjarjen, kur e reja ka rrëfyer ferrin e përjetuar gjatë viteve që ka qëndruar me babain.

Qirjako Nakuçi, u divorcua me gruan në vitin 2002 dhe nëna e tyre pas divorcit u largua nga shtëpia duke i lënë fëmijët e saj në duart e të atit.

Në vend të përkujdesjes për fëmijët, babai ka abuzuar me vajzën e madhe, në atë kohë 9 vjeçe, sot 25 dhe vetë ai sot 61-vjecar. Për 16 vjet me radhë, vajza është përdhunuar nga babai i saj. Skenat e marrëdhënies seksuale me dhunë kanë ndodhur brenda dhomës që ata e quanin shtëpi, kur në banesë nuk ndodheshin edhe dy fëmijët e tjerë.

Historia e tmerrshme, sipas kallëzimit të vajzës, nis një ditë kur babai i saj në gjendje të dehur kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të, në atë kohë vetëm 9 vjeç. Nga ajo ditë nuk u ndal më së abuzuari me të.