Kryemadhi: Shpopullimi i Shqipërisë një nga problemet më kryesore, largimi i vëmendjes nga problemet kryesore të Z. Rama

91

Euronews: Znj. Kryemadhi, ndryshimet në Kodin Zgjedhor mënyrën e funksionimit të koalicioneve, ashtu siç kanë funksionuar deri tani, pra opozita duhet të bashkohet në një koalicion me një listë të vetme e keni menduar së bashku me Partinë Demokratike se si do ta organizoni koalicionin opozitar në zgjedhje. Kam edhe një pyetje të dytë.
Atëherë për sa i përket kodit zgjedhor, ndryshimet në Kushtetutë dhe për sa i përket ndryshimeve në kodin zgjedhor është vetëm një taktikë elektorale. Ne për hire të së vërtetës kemi qenë gjithmonë, jemi përballur me taktikat elektorale të Edi Ramës, ju besoj e mbani mend të gjithë ndryshimet Kushtetuese që u bënë brenda natës të jo vetëm sistemit por të Kushtetutës të kodit zgjedhor edhe të tjera me radhë. Taktikat elektorale vetëm krijojnë lehtësim shpirtëror tek hallexhiu, por taktikat elektorale nuk shtojnë vota tek kutitë e votimit. Pra mund të ndryshojmë taktikën, mund të ndryshojmë sistemin, mund të ndryshojmë çfarë të duam, por në fund të fundit numri i votave në kutitë e votimit nuk e ndryshon këtë.
Nga ana tjetër strategjia që do të ndjekë opozita, ne jemi në pritje se çdo të ndodhë me kodin zgjedhor, të paktën në ato konferenca shtypi që ne kemi dëgjuar nga Presidenti i Republikës na i ka bërë të qartë sepse i ka dhënë fjalën qoftë Komisionerit për zgjerim apo qoftë edhe partnerëve ndërkombëtare për të krijuar dhe një shans dhe një mundësi tjetër mazhorancës për të mos dalë mbi dakrodësimi e 5 qershorit në mënyrë të tillë që të ruhet një lloj serioziteti dhe të krijojmë hapësirën e eliminimin e pikës së parë që është një nga kushtet kryesore po themi të kushteve të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave që është miratimi i kodit zgjedhor i 5 rekomandimeve të OSBE-ODIHR me konsensusin e të gjithave forcave politike.
Ajo pastaj për sa i përket kalkulimeve, të jeni të bindur se fuqia e opozitës është e jashtë zakonshme dhe nuk ka të bëjë me atë çfarë ne theksojmë strategji politike as për llogaritje matematikore, fuqia e opozitës do ti kalojë përmasat dhe në 25 prill do të jetë plebishitare. Kemi kohë për të folur për sa i përket përgatitjeve për listat të zgjedhësve. Partia Demokratike është në përfundimin e kandidatëve për 12 qarqe, ndërkohë ne si Lëvizje Socialiste Për Integrim deri në fund të nëntorit jemi në proces zgjedhor që jemi të gjithë drejt hapjes së partisë, çdo ditë edhe më shumë i shtohen radhëve të LSI intelektualë, burra dhe gra që janë vlera dhe personalitete në fushat e tyre profesionale por edhe në fushën politike por edhe në fushën akademike por edhe atë që ne e mendojmë dhe që është e domosdoshme me të rinjtë dhe të rejat që për hir të së vërtetës kanë qenë fuqia kryesore e Lëvizjes Socialiste Për Integrim.
– Ju folët për inceneratorët por ditën e djeshme Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurori një ish-ministër të Lëvizjes Socialiste Për Integrim i cili ka firmosur inceneratorët. A mban Lëvizja Socialistë Për Integrim përgjegjësi për këtë veprim të një ish-ministri të saj?
E para Lëvizja Socialiste Për Integrim nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për sa i përket angazhimeve personale të secilit prej nesh. Lëvizja Socialiste Për Integrim do të mbante përgjegjësi në qoftë se do të kishte qenë palë në këtë miratim. Do t’ju rikujtoja për sa i përket çështjeve të inceneratorëve ka qenë zoti Petrit Vasili i pari që e ka kundërshtuar dhe e ka sulmuar edhe pse ndërhyrja herë pas here e zotit Koka në strukturat e partisë për të mbyllur gojën për këtë gjë ka qenë pothuaj e shpeshtë, por asnjëherë Lëvizja Socialiste për Integrim nuk e ka pranuar, unë do t’ju kujtoja ku para 2 viteve Monika Kryemadhi ka qenë në krye të protestës në Vërri përsa i përket protestës për inceneratorit të Fierit dhe dua t’ju theksoj që Lëvizja Socialiste për Integrim nuk bën asnjë lloj kompromisi me këdo, kushdo qoftë ai edhe drejtues i LSI-së për të ndërtuar pasurinë apo lumturinë e tij personale në kurriz të popullit dhe qytetarëve shqiptar.
SYRI TV: Znj Kryemadhi si e shikoni debatin midis Z. Meta dhe Z. Rama a e dëmton ky debat opozitën pasi e gjithë vëmendja shkon tek debati midis kryeministrit dhe Presidentit dhe jo tek çështja që ju prekët inceneratori dhe çështja e naftëtarëve…
Dua t’ju theksoj që debati midis Presidentit dhe kryeministrit në ikje është në këndvështrimin tim për aq sa i njoh të dy personat mund të them që tek PS-ja apo tek elektorati i majtë, angazhimi i Z. Rama me aq devotshmëri kundër Presidentit të Republikës nuk tregon gjë tjetër veçse frikën dhe panikun që ka ai, por frikën dhe panikun ai nuk është se e ka ndaj opozitës sepse përballja që do të ketë më 25 prill është e pashmangshme për të, por ajo që mendoj unë.
Reagimet e Z. Rama në mënyrë të tillë, mund të themi tangente, duke bërë skip probleme që janë inceneratorët, rafineritë, e tjera, tjera, por që sot prekja dhe rrënimi i Kushtetutës janë shumë më të rënda se këto që flasim ne, këto kanë ndodhur për shkak se nuk funksionon sistemi i Drejtësisë, nuk funksionon Reforma në Drejtësi dhe ajo që dua të theksoj dhe përsëris dhe njëherë është që sulmet që i bën Z. Rama Z. Meta unë i shikoj si një ftesë për të hyrë dhe për bërë Pazar për kokën e tij, por këtu nuk është çështje pazari për të shpëtuar kokën e Ramës, këtu bëhet fjalë për të shpëtuar shqiptarët dhe rininë shqiptare e cila çdo ditë dhe më shumë po largohet nga Shqipëria, shpopullimi i Shqipërisë sot është një nga problemet më kryesore, largimi i vëmendjes nga problemet kryesore të Z. Rama, në fakt tregojnë jo vetëm mungesën jo vetëm të alternativës, por dhe mungesën e hapësirave që ai do të ketë në të ardhmen.
– Ju pasditen e djeshme keni publikuar një video ku hidhnit poshtë të gjithë përplasjen e naftëtarëve për çështjen e grevës, përse e sulmuat Z. Rama në atë status në facebooku, pra çfarë ka ndodhur në atë video dhe në atë dëshmi që u bën publike në media, si qëndron e vërteta?
Në fakt e kam parë videon shumë vonë se po ta kisha parë që në orën që është hedhur nga televizioni në fjalë që për mua është mungesë profesionalizmi në radhë të parë, nuk dua ta quaj gjobë ose blerje të ndonjë gazetari, apo të një drejtuesi televizioni nga kryetari i Bashkisë së Tiranës apo nga ndonjë drejtor apo drejtoreshë banke që është gruaja e Ëngjëll Agaçit, ajo që unë dua të theksoj është që mashtrimi i djeshëm ishte për hir të së vërtetës
Mashtrimi i djeshëm tregonte se sa poshtë janë, sa e pamoralshme është mënyra se si kanë ndërtuar jo vetëm jetën e tyre në institucionet që ndërtojnë, por se si fusin në llumin e tyre, si kërcënojnë edhe qytetarë apo hallexhinj si zonja në fjalë, që kërcënohet me bukën e gojës së djalit, i cili punon në Bashkinë e Tiranës, ka ardhur nga Mallakastra dhe është punonjës këtu. Nuk kam gjë as me zonjën apo grevistet, sepse ato reaguan menjëherë, por mafia e naftës që grabit një nga pasuritë më të mëdha të vendit që është gati 22% e GDP në Shqipëri dhe shkon jashtë vendit, i gjithë sistemi i grabitjes së rafinerisë është bërë në mënyrë të paligjshme. Kapja e kësaj nëpërmjet strukturave apo zyrave të përmbarimit, që kanë qenë vëllezër të ministrave të Rilindjes de që sot janë pranë Bashkisë së Tiranës, përdorimi i gruas së Ëngjëll Agacit në një bankë private për të rimarrë dhe për të marrë rafinerinë e naftës së Ballshit për një kredi që është shumë pak, kur në fakt vlera është e jashtëzakonshme. Shpërdorimi i të gjithë prodhimeve të naftës, të gjithë puseve në Shqipëri, duke filluar që nga Fushë-Marinëza, Sheqi, etj. Janë prodhime që shiten për një kafshatë bukë te vendet e tjera për 0.4 dollarë dhe pastaj shqiptarët e blejnë me 1.6 dollarë. Ne do ta vazhdojmë edhe më tutje mafian e naftës, por të vërtetëat nuk i fshehin dot dhe aq më shumë duke provokuar Monika Kryemadhin dhe LSI me një video të tillë që ishte absurde.
Ky është vetëm fillim, gruaja e Ëngjëll Agacit është vetëm hapi i parë, të gjithë të tjerët që janë të përfshirë në këtë aferë korruptive që kanë grabitur jo vetëm naftëtarët dhe punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh, por ndërkohë kanë grabitur të gjithë qytetarët e Roskovecit, Patozit, Fierit, dhe që çdo ditë duan ta shkretojnë qarkun e Fierit dhe gjithë Shqipërinë në mënyrë për të bërë si tu dojë qefi. Ne nuk ndalojmë asnjë gazetar, asnjë analist, asnjë televizion që të suportojë Erion Veliajn sepse ne e dimë shumë mirë që sot për televizionet është shumë e vështirë për të mbijetuar, as që të suportojnë Edi Ramën dhe të na suportojnë ne. Nuk duam të na ndihmoni, duam të na jepni atë që na takon.
Na krijoni mundësinë që ne të shprehemi, por dhe po nuk na krijuat mundësinë që ne të shprehemi nëpërmjet mediave dhe portaleve të paktën mos gënjeni për të ruajtur profesionalizmin sepse denigrim dhe shfrytëzim më absurd, me bastard që është bërë dje gazetares në fjale dhe televizionit në fjalë është i jashtëzakonshëm dhe shumë i shëmtuar. Unë nuk do të doja të merresha personalisht me ta, por do të doja që për profesionalizmin, të paktën mos të bëjnë kompromis me profesionalizmin e tyre.
Nuk ndalojmë asnjë televizion që të suportojë asnjë parti politike, çdo kandidat dhe çdo individ sepse dhe ne këtu ku jemi, jemi bërë për shkak të angazhimeve, pra dhe mundësive që na ka krijuar media, gazetarët dhe televizionet, por nuk do të ishim kurrë dakord që çdo gjë të ngrihej mashtrimi dhe mbi përdorimin shumë të shëmtuar edhe të zonjës në fjalë, por dhe të bukës së gojës së djalit të zonjës.
-Mariglen Kume – Panorama
-A ka një plan B opozita se si do të përballet me Partine Socialiste për kodin elektoral?
Në fakt qoftë partitë e vogla, qoftë partitë e mëdha, ajo që mendoj unë nuk ka parti të vogla e të mëdha, ka angazhime dhe përfshirje të të gjithë spektit politik, por dhe të të gjithë grupeve të interesit qofshin këto parti politike apo struktura apo lëvizje politike apo dhe individ politik, ne presim që të ndodhë

Ne presim hapat që secila palë të vazhdojë projektin e saj institucional, sepse fuqia e opozitës nuk matet me çështjet e taktikave elektorale. Fuqia e dy grupimeve të majtës dhe djathtës, nuk po e them e koalicioneve sepse për herë të parë ne kemi një koalicion kombëtar, Fronti Opozitar. Nuk është thjeshtë një strukturë e djathtë politike apo e mjaftë politike. Sot Fronti Opozitar është fuqia e të gjithë spektrit politik nga e majta në të djathtë, që janë vendosur përballë një sekti që po grabit Shqipërinë me 5 veta. Çdo të ndodhë deri në mars që fillon regjistrimi i partive politike, kjo pastaj është një fushë tjetër e diskutimit. Ne si LSI mund të flasim përsa i përket taktikave politike, por deri në 5 dhjetor që do të jetë konventa kombëtare e LSI, që do të marri edhe vendimin e saj politik për të vazhduar më tutje, nuk kam pse të jap argumentime të tilla. Jemi në një pikë, front përballje me fenomenin Edi Rama dhe gjithë grupin e tij, shpurën dhe oligarkët që e suportojnë dhe nuk kemi ndërmend të tërhiqemi, sepse në fund të fundit qëllimi i të gjithë shqiptarëve sot është çlirimi i Shqipërisë nga thundra e oligarkëve dhe kriminale. Krijimi i hapësirave të reja të klimës së biznesit, krijimi i hapësirave për t’u zhvilluar, për të ecur, për të rritur mundësisë e shkollimit dhe të një shëndeti publik më të mirë për shqiptarët, është sot çështja kryesore për të gjithë.
Një nga problemet e mëdha që kanë qytetarët nuk është se si do të zgjidhen deputetët në Parlament, por është ekonomia, mungesa e punës dhe aq më shumë problemi kryesor që kanë familjet shqiptare sot është shpopullimi, largimi i fëmijëve dhe mosdëshira për t’u kthyer. Këto janë sfida jonë kryesore, pastaj sfida si do dali Monika, Luli deputetë, mos u shqetësoni, me Kodin e Edi Ramës opozita merr 100 deputetë. Me kodin e vjetër një deputeti i duhen 13-15 mijë vota, me kodin e ri i duhen 10 mijë e një vota për deputetë. Është shumë e kollajtë, por një ditë tjetër t’ua shpjegoj edhe matematikisht formulën se si zbërthehen sepse në koalicione do t’i pjesëtosh me 3, ndërsa pa koalicione do t’i pjesëtosh me 2, pra 10 pjesëtim për 3 bëjnë 3, 10 pjesëtim për 2 bëjnë 5, automatikisht ja ku i ke kaq vetëm në pjesëtim, por pastaj është e rëndësishme sesa do të shkojnë vota në kutinë e votimit nga secili nga ne.