Kryemadhi: Rama dhe Basha promotorët më të mëdhenj të Rusisë në Shqipëri

219
Sigal

Për Monika Kryemadhin, Edi Rama dhe Lulzim Basha janë dy nga promotorët më të mëdhenj të ndikimit rus në Shqipëri. Deklarata u bë në një emision teksa Kryemadhi rënditi të gjitha veprimet politike që Lulzim Basha ka bërë duke rrezikuar demokracinë në Shqipëri dhe rritur ndikimin rus në vendin tonë. Lulzim Basha së bashku me Edi Ramën kanë bërë sipas Kryemadhit që 90% e ushqimeve bazë në Shqipëri të importohen nga Serbia duke rritur ndikimin e Serbisë por dhe të Rusisë në vendin tonë.

‘Për mua edhe çështja Muzin, çështja e parave ruse, nuk është thjesht një thashethem që ne në atë kohë e quanim thashethem. Sepse në këndvështrimin tonë, jo çdo gjë që thuhet në media është e vërtetë. Por gjërat duhen parë me fakte dhe duhen vërtetuar. Implikimi i zotit Basha për defaktorizimin e Shqipërisë në rajon, defaktorizimin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe për ta kthyer mbrapa si një vend autokratik. Fuqizimin e Serbisë, fuqizimin dhe afrimin e forcave ruse në kufirin me Shqipërinë dhe me Kosovën. Për mua janë të gjitha afatgjata si strategji dhe normal që nuk mund të ishte lider i koalicionit opozitar. Do merrnim një djalë të shkolluar jashtë por të marrë peng nga qarqet anti-shqiptare. Të cilët e menaxhuan në mënyrë perfekte për të dëmtuar të gjithë demokracinë shqiptare, për të dëmtuar të gjithë të ardhmen e Shqipërisë. Një nga problemet më të mëdhaja që ne diskutojmë sot është largimi i të rinjve. Dhe largimi i të rinjve dhe pse ikin? Jo se kanë punë më të mirë në Gjermani që punojnë atje në Mc Donalds por nuk kanë shpresë në Shqipëri. Sepse thonë edhe unë po të nis të protestoj sot do të dalë Lulzim Basha do të bëjë pazar do presë një faturë dhe do më tradhëtojë kauzën. Siç i ka tradhëtuar të gjitha kauzat. Ukraina i hapi lakrat për të gjithë. Si nuk më dëgjoi njeri kur thashë në Parlament, të paktën publikisht të gjithë jeni kundër Rusisë por asnjëri nuk është me shpirt kundër Rusisë. Të paktën për Ramën dhe për Bashën. Sepse janë dy promotorët kryesorë të fuqizimit të ndikimit të rus në Shqipëri. Dhe të fuqizimit të ekonomisë serbe në Shqipëri. Ku sot, mos them 100% por mbi 90 % e ushqimeve bazë në Shqipëri importohen nga Serbia’.