Kryemadhi pas arritjes së marrëveshje Kosovë-Izrael : Një tjetër zhvillim i rëndësishëm në procesin e njohjes së shtetit të Kosovës

Monika Kryemadhi

Ditën e sotme u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit. Për këtë ngjarje me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reguar dhe Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila e përshëndet vendimin e marrë dhe e sheh si një tjetër zhivillim pozitiv në procesin e njohjes së shtetit të Kosovës.

Gjithashtu në postimin e saj, Kryemadhi shfaq mirënjohje dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shtet i cili luajti një rol të veçantë në këtë arritje.

Sigal

 

Reagimi i saj i plotë :

Përshëndes vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael. Një zhvillim tjetër pozitiv në procesin shumë të rëndësishëm të njohjeve të shtetit të Kosovës. Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rolin e veçantë në këtë arritje. Urojmë që procesi i njohjeve të vazhdojë me një ritëm sa më të lartë, për të realizuar sa më shpejt, anëtarësimin e Kosovës me të drejta të plota në të gjitha institucionet evropiane dhe ndërkombetare.