Kryemadhi: Paketa antishpifje për mediat, një këmbanë alarmi

391
Sigal

Një këmbanë alarmi e konsideroi kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi paketën anti-shpifje e cila pritet të kalojë për miratim në parlament në seancën plenare të së enjtes.

Kryemadhi tha se me këtë ligj do të një AMA si një hetuesi dhe një AKEP si xhelat.
Ndër të tjera Kryeministri tha se Rama po kërkon të shtyje gjendjen e jashtëzakonshme për të fituar kohë, qe të mos ketë një zgjidhje për krizën politike.

“Ne si opozitë kemi marrë një vendim largimin nga parlamenti, vetëm një veprim i tillë i opozitës do të shfaqje figurën e vërtetë të një artisti që në thelb ka censurën.

Do të kemi një AMA si një hetuesi dhe një AKEP si xhelat. Strategjia e shpopullimit është e Rames ku po ikën klasa e mesme, biznesi, gazetarët, opinionistët sepse kanë sigurinë e shëndetësisë për fëmijët etj, e më pas do të sjellë censurën.

Të mbyllësh gojën e gazetarëve është shkelje e të drejtave të njeriut. Duhet solidaritet me njeri-tjetrin.

Kemi të njëjtën situatë si më 1945 pas luftës së dytë botërore, ku nisën spastrimin e intelektualëve.

Nuk është çudi të ndodhë sërish pas censurës. Shqipëria pritet të marrë presidencën e OSBE dhe kryeministri ecën me mashtrim dhe propagandë. Është një këmbanë alarmi, nuk presim reagim të madh nga parlamenti apo institucionet ndërkombëtare.” u shpreh Kryemadhi.