Kryemadhi : Nuk e bëjnë dot mësimin online, sepse duhet komunikimi njerëzor

191
Sigal

Në vijim të takimit me gratë e Përrenjasit, Kryemadhi foli dhe për problemet që po hasin studentët me zhvillim e mësimit online.

Pjesë nga takimi :

Për mungesën e platformave dixhitale në universitete është folur shumë, edhe pse ne kemi mundësi për të paraqitur platforma dixhitale, sepse shumë njerëz janë ekspertë të kësaj fushe. Nuk e kanë bërë të mundur, ndërkohë që edhe vetë pedagogët ndihen nervozë. Nuk e bën dot mësimin online, sepse duhet komunikimi njerëzor. Nuk mund të bësh gjithçka virtuale. Në një nga takimet me një pedagog të Gjuhë Letërsisë në Vlorë, më tha: Unë 6 veta kam në grup, pse nuk duhet të bëj mësim me ta fizikisht dhe të mbajmë distancat.
Domethënë ky është një shkatërrim dhe ajo politik që është nisur për shkatërrimin e sistemit arsimor, faktikisht tashmë me këtë lloj metodologjie për sa i përket platformave online, ka sjellë një lloj çekuilibrimi, jo vetëm për studentët e vitit të parë, por edhe për shumë studentë të Fakultetit të Mjekësisë, të Shkencave të Natyrës, të cilët e kanë të detyruar funksionimin në laboratorë. Si do të mësojë një kimist reaksionin kimik nëse nuk e shikon me sy se çfarë ndodh? Apo si një student i mjekësisë do bëjë pa parë anatominë apo mënyrën e funksionimit? Pra, janë shumë gjëra të cilat e bëjnë të pamundur mësimdhënien online.

Shkollat kanë qenë faktikisht shpërndarësi kryesor i Covidit, sepse ishte koha që filloi shpërndarja dhe pati një fluks shumë të madh, kur ndërkohë fëmijët e klasave të para ose të dyta mund të bënin mësim në komunitet, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur një projekt për mësimin e anglishtes në komunitet. Siç do zhvillohej ky projekt, mund të zhvillohej edhe projekti për fëmijët e klasave të para, që mund të realizohej nëpërmjet mësuesve të dalë në pension, apo mësuesve të shkollave të ciklit të ulët. Apo edhe shumë studentë që kanë mbaruar masterin që mund të mos jenë pjesë e arsimit, por mund të ishin pjesë e ndihmesës së mësimit në komunitet, qoftë për të krijuar atë komunikimin njerëzor midis një mësuesi dhe një nxënësi, gjë që është e domosdoshme. Por mesa duket ne nisemi më shumë në aspektin personal dhe politik dhe ata i largohen kur kanë ndonjë ide ndryshe nga të vetat.